Cricket vjen me një remix të radhës që po dëgjohet shumë.

Cricket, producenti i njohur i shumë këngëve hite shqipe, ka bërë një remix të një kënge shumë të dashur.

Ai ka zgjedhur baladën e bukur të Shyhrete Behlulit, ‘Ende e dua’ dhe e ka shndërruar në një këngë me ritme moderne.

Cricket ka bashkëpunuar me Numen për të kënduar një pjesë të refrenit të këngës, e cila është përfshirë në remix.