‘Becoming” ose “Të bëhesh” ka surprizuar lexuesit për transparencën dhe vërtetësinë e ngjarjeve nga jeta e përditshme e jetës bashkëshortore të Michelle Obama.

<imgsrc=”” alt=”” width=”0″ height=”0″></imgsrc=””>

Becoming, libri autobiografik i Michelle Obama, që ka thyer rekord shitjesh me më shumë se 10 milionë kopje, vjen dhe për lexuesin shqiptar nën titullin “Becoming, Të bëhesh”.

Arlinda Dudaj, botuesja e librit shprehet se përpos emocioneve, ky libër të fal edhe frymëzim përmes një historie të vërtetë sesi mund të bëhesh.

Dudaj thekson se për të është e rëndësishme që libri të lexohet sepse arrin të penetrojë te lexuesi duke e bërë njeri më të mirë. Ndërsa po afrohet momenti që lexuesit të njihen dhe me anën tjetër të medalies, me librin autobiografik të Barack Obamës.