Autoritetet austriake kanë pezulluar vaksinën Covid-19 të AstraZeneca si një masë paraprake, ndërsa hetojnë vdekjen e një personi dhe sëmundjen e një tjetri pas marrjes së dozës,” tha agjencia shëndetësore.

“Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor (BASG) ka marrë dy raportime në lidhje me vaksinën AstraZeneca në klinikën e rrethit të Zwettl, në provincës e Austrisë së Ulët,” tha agjencia.

Një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes së gjakut, ndërsa një grua 35 vjeçare u sëmur nga embolia pulmonare dhe po shërohet.

Embolia pulmonare është një sëmundje e mushkërive e shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë të një lidhje me vaksinimin,” tha BASG.

Gazeta zvicerane Niederoesterreichische Nachrichten raportoi se gratë ishin të dyja infermiere që punonin në klinikën Zeettl.

BASG tha që mpiksja e gjakut nuk ishte ndër efektet anësore të njohura të vaksinës. Ata po hetonin rastet për të përjashtuar plotësisht çdo lidhje të mundshme.

“Si masë paraprake, rezervat e mbetura të grupit të vaksinave nuk do të jepen” shtoi ai.

AstraZeneca nuk dha asnjë koment në lidhje me këtë kur u kontaktua nga Reuters.