Australianët do të mund të blejnë biletat e udhëtimeve me gjysmë çmimi në dhjetëra vende brenda përbrenda vendit.
Kjo është një skemë e zgjedhur nga autoritetet për të rritur dhe nxitur turizmin.
Lista e destinacioneve të subvencionuara përfshin Gold Coast, Cairns, Whitsundays, Alice Springs dhe Broome.
Qeveria bëri me dije se skema prej 1.2 miliardë dollarësh synon të ringjallë sektori lokal të turizmit, I cili u godit nga pandemia.
Rreth 800 mijë bileta me çmim të përgjysmuar do të ofrohen në muajt prill deri në korrik.
Prej një viti Australia ka mbyllur kufijtë e tij për ardhjet ndërkombëtare që ndalojnë vizitorët, me disa raste të përjashtuara.
Që kur filloi pandemia, Australia ka raportuar rreth 29,000 raste dhe 909 vdekje.
Comments are closed for this post.