Mblidhet Komisioni për mbikëqyrjen e punës së DSK-së. Në vend të Artan Grubit emërohet Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së si anëtar i Komisionit për selektimin e punonjësve të ASK-së.

Grubi, i propozuar nga Komisioni Parlamentar njoftoi se nuk mund ta marrë këtë detyrë për shkak të angazhimeve të tjera kurse nga deputetët, është përzgjedhur edhe Trajço Dimkov. Në këtë komision, deputetët do të ketë rol vëzhgues kurse pjesë e detyrimit është edhe filtrimi i të punësuarve që do të kalojnë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim në Agjencinë e re.

Në Komisionin për selektim, siç mëson Alsat do të jenë edhe Bujar Ajrullai dhe Daniella Gjorshevska nga Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Marjan Kicev dhe Borçe Grujovski nga sindikati i policisë. Në Komisionin për sistematizimin e të punësuarve do të jenë Ivona Jovçeska nga DSK-ja, Maja Smilevska dhe Snezhana Arsovska nga sektori juridik në MPB./Alsat/