Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se “Zaevi i cili komenton çdo gjë që ndodh në Maqedoni, për dy ditë fshihet dhe po përpiqet të shpërqendrojë skandalin e audio-incizimet që u prezantua në Kuvendi e Republikës së Maqedonisë”.

‘Vet fakti që Zoran Zaev hesht, dëshmon se ajo që opinioni po e dëgjon në fakt është zëri i tij. Në këtë incizim dëgjohet se si sqaron se e din si financohet televizioni i Bojan Jovanovski, e ka ditur për shtëpitë e pleqve përmes Lidhjes ndërkombëtare, madje pranon se ai dhe partia e tij kanë ndihmuar financimin e një televizioni pro-qeveritar”, tha Arovski.

Sipas tij ky është skandal i madh e Ruskovskës dhe Joveskit nuk duhet të heshtin.

“Nëse për punën e Lidhjes ndërkombëtare ka hetim në Prokurori pikërisht për financimin e projekteve për shtëpi të pleqve ku ka indicie serioze se Zaev ka qenë i informuar për gjithë atë proces. Zaev e ka ditur, por ka hestur, dhe ka dyshime të bazuara se ai ka ndihmuar këto veprime të Boki 13 përmes shumave milionëshe për reklamim”, tha Arsovski.

Ai tha se tashmë është e qartë se kush është koka e oktapodit zhvatës ndërsa si OBRM-PDUKM, siç thotë Arsovski, që moti është biseduar ndërsa tani është e qartë dhe kjo po u vërtetua.

“Tani është e qartë pse Zoran Zaev shpejton të miratojë Ligj për Prokurorinë Publike, ligj i cili do t’i mundësojë amnisti dhe me ligjin që incizime të ndryshme nuk do të mund të merren si dëshmi në procedura. Paramendoni, Zaev i cili u shpall për bombarder në Maqedoni, tani ikën si djall nga bobmat”, tha Arsovski duke shtuar se Zaev me bomba erdhi në pushtet por me bomba do të ikë prej pushtetit.

Sipas Arovskit, Ligji kontrabandues për Prokurori Publik është përpjekja e fundit e Zaevit që të amnistohet për krimet që janë bërë gjatë këtyre tre viteve por nuk do të arrijë për shkak se, siç thotë Arsovski, 12 prilli është dita kur Zaev do të përgjigjet.