–Unë tërësisht i mohoj këto pretendime, kështu u përgjigj sot kandidatja për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska në pyetjen nëse ka shtetësi bullgare, shkruan Alsat. Arsovska paralajmëroi padi për rastin në fjalë, duke thënë se aktualisht nuk ka afat kohorë për të dëshmuar të kundërtën.
“Dy ditë para zgjedhjeve dalin me pretendime për të cilat unë nuk mundem përmes procedurës t’i dëshmojë. Ky është edhe një hap për të demonstruar pikë të dobët të dikujt, posaçërisht duke e ditur se për të gjitha këto punë që kanë dalë ditëve të fundit, megjithatë edhe ditëve në vijim, nuk do të kem afat që në këtë kohë të shkurtër të dëshmojë që po gënjejnë për të shpëtuar karrierat politike”, deklaroi mes tjerash Arsovska.
E pyetur për kërkesën e Zaevit për tërhiqje të kandidaturës, Arsovska tha se Zaev duhet të shqyrtojë dorëheqjen e tij pas ditës së hënë.
“Jam person që është futur në këtë garë duke e ditur se me çfarë do të ballafaqohet, kur puna ka arritur deri tek ajo që kryeministri të frikësohet nga një grua…më falni, le të mendoj ai mirë dhe pas të hënës të jep dorëheqje. Ky që po sulmon sot, pres që prej të hënës të jep dorëheqje. Sepse kështu tha. Unë sot them se nuk tërhiqem”, deklaroi Arsovska.
Comments are closed for this post.