Ministria për Punë të Brendshme ka informuar se rreth orës 01.15 pas mesnate, ka arrestuar 25 vjeçarin me iniciale A.D nga Kumanova.

Gjatë kontrollit të kryer policia i ka gjetur materie pluhur të bardhë. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.