Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një banor i Gostivarit pasi tek i njëjti është kapur kokainë.

“Dje (30-nëntor) rreth orës 07:40 në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 27-vjeçarin G.D. nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturën e tij të tipit ,,Jaguar“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur kokainë”, thonë nga SPB-Tetovë.

Nga MPB thonë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë parashtresa përkatëse në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.