Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale I.M. nga Struga, pasi paraprakisht kishte ikur nga burgu i Strugës.
“Më 22.03.2021, në ora 13:35, në rrugën “JNA” në Strugë, pas urdhrit paraprak të Gjykatës Themelore në Strugë është arrestuar I.M.(39), nga fshati Ladorishtë e Strugës.
Ai më herë kishte ikur nga Burgu i Strugës, ku sërish është kthyer për të mbajtur dënimin me burg”, njoftojnë nga MPB-ja.
Comments are closed for this post.