Mbrëmjen e djeshme është arrestuar një 49-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur duke kontrabanduar emigrantë.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se 49-vjeçari M.Sh. është kapur në autostradën Shkup- Gjevgjeli, gjegjësisht në pikë pagesën “Smokvica”.

“Gjatë kontrollit, në automjetin “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, të cilin po e drejtonte, janë gjetur pesë emigrantë (dy nga India dhe tre nga Kuba)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.