Në magjistralen Gjevgjeli – Shkup, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar personin K.A.(20) nga Presheva, pasi gjatë kontrollit të kamionit “Fiat Ducato” me targa të Preshevës, u gjetën 28 migrantë, 25 nga Kuba dhe tre nga India. Migrantët janë transferuar në Qendrën Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa K.A. është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli.
Në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Comments are closed for this post.