Gjatë ditës së djeshme në tentim për të hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Vendkalimit kufitar Bllace, është privuar nga liria 38 vjeçari M.A. nga Shkupi. M.A. është ndaluar për shkak se gjatë kontrollit ka rezultuar se gjendet në listën e personave nën masën “arresto” në bazë të urdhrit gjyqësor të datës 10 janar 2020. Personi në fjalë është dërguar në Stacionin Policor Mirkovci për procedura të mëtejme.
Comments are closed for this post.