Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari N.Z. nga fshati Balindoll i Gostivarit, dje (16-shtator) rreth orës 18 e 50 minuta, ka denoncuar se:

Në afërsi të stacionit hekurudhorë në Gostivar, në veturën ,,Mercedes,, me targa të Kërçovës, me forcë është futur 56-vjeçari  Xh.B. nga Tetova, i cili ka qenë i punësuar në objektin e tij hotelerik.

Vetura me shpejtsi është larguar nga vendi, kështu që sipas tregimit të Xh.B. në rrugën ,,Maleardi,, ka qenë i nxjerur nga vetura.

Në veturë kanë qenë tre persona D.K.(46), N.A. (45) dhe G.D. (40) të gjithe nga Kërçova, të cilët menjëherë pas denoncimit të rastit, vetura është ndaluar në dalje të Gostivarit.

Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë-Gostivar.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.