Pas informacioneve të marra në autostradën “Miqësia” afër fshatit Marvincë, policia ka ndaluar automjetin “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T. P. (38), dhe në automjet janë gjetur katër persona – emigrantë nga Kina.
Siç bëri të ditur MPB, ishte ndaluar edhe një automjet “Golf” i drejtuar nga T.O. (40) nga Shkupi, nën dyshimin se ishte paraardhës i automjetit “Audi”. T.O. dhe T.P. janë të privuar nga liria.
“Është njoftuar prokurori publik nga PTHP për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal”, shtojnë nga MPB.
Comments are closed for this post.