Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë- Stacioni policorë Gallatë, sot (27-dhjetor) prej ora 01.00-03.00 kanë realizuar kontroll aksion në objektin hotelerik ,,Alpa Mare,, pronë e 50-vjeçarit F.T. nga Negotina e Pollogut.
Gjatë kontrollit, në objekt janë ndaluar 19 femra, të moshës 21 deri 37 vjeçare, të cilat si këngëtare dhe valltare i kanë zbavitur të pranishmit në lokal, janë privuar nga liria, dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Bashkë me to, është privuar nga liria edhe pronari i objektit, si dhe M.S. 36 vjeçar dhe H.A. 32-vjeçar nga Negotina e Pollogut, të cilët kanë tentuar ti pengojnë pjesëtarët e policisë, në realizimin e këtij kontroll-aksioni.
Comments are closed for this post.