Rreth 2.700 ushtarë nga gjashtë shtete duke e përfshirë edhe vendin tonë, prej sot deri më 9 korrik, në dy rotacione, në Qendrën për mbështetje të stërvitjes “Krivolak” do ta mbajnë stërvitjen në terren “Goditje e vendosur”.

“Goditje e vendosur” është stërvitja më e madhe e cila deri më tani është mbajtur në vendin tonë.

Armata e Maqedonisë së Veriut dhe ushtria e SHBA-së do të marrin pjesë me 1.300 ushtarë, Mali i Zi me 75, Lituania me 10, Bullgaria me 25 dhe Shqipëria me 25 ushtarë. Me stërvitjen, ushtritë do të sigurojnë sinkronizim të forcave të disponueshme dhe kapaciteteve dhe rritje të interoperativitetit midis forcave për operacione speciale të vendeve partnere.

Me fjalim të tij, stërvitjen do ta hapë zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, ndërsa është paralajmëruar prania edge e zëvendësministrit të Lituanisë, Vitautas Umbrasa, ushtrues i detyrës ambasador i SHBA-së, Mikaela Shvajcer-Blum, komandanti i Komandës së bashkuar operative, gjeneral-majori, Pavle Arsoski, si dhe përfaqësues të korit diplomatik mbrojtës nga vendet të cilat marrin pjesë në stërvitjen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.