Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 161-të e miratoi Informacionin për nevojën për të rritur pagat e punonjësve në institutet publike shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 25% dhe për pagesën e punës së kaluar.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi nga emërimi i tij në krye të institucionit të arsimit intenzivisht është duke punuar në trendin e rritjes së pagave në fushën e arsimit.

Rritja e pagave për punonjësit në arsim për 5% në vitin 2018, 5% në vitin 2019 dhe me ofertën e fundit për 10% rritje nga prilli i vitit 2020, që mund ta quajm edhe rritje historike e pagave në këtë sferë, si dhe tani miratimi i nevojës për të rritur pagat për 25% për të punësuarit në institutet shkencore publike, duke filluar nga pagesa e pages së Tetorit 2019, padyshim se do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e statusit të një të punësuari në institucionet arsimore në vendin tonë.

Gjithashtu, vlenë të theksohet se ministri Ademi gjithnjë ka shprehur se përkushtimi i tij në këtë drejtim nuk do të mbaron me kaq, dhe se do të vazhdojë me gjithë kapacitetin institucional dhe profesional në krijimin e kushteve dhe ngritjes së cilësisë në arsim.