Deputeti i BDI-së, njëherit kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi bashkë me ambasadorin e BE-së, David Geer, atë të Francës, Cyrille Baumgartner dhe ambasadoren e Gjermanisë, Gisela Holstein ka marrë pjesë në Konferencën Beyond “Euro 21” the EU country challenge, organizuar nga Instituti për Demokraci. Gjatë Konferencës është diskutuar lidhur me Raportin e Komisionit evropian dhe bisedimet e RMV-së me BE-në!
Ademi para ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe të pranishmëve të tjerë ka theksuar se duhet t’i pranojmë dallimet në marrëdhëniet tona dhe të gjejmë mënyra për të ecur përpara.
“Secili nga ne duhet ta marrë në konsideratë të ardhmen e jo të kaluarën dhe t’ua lëmë shkenctarëve, jashtë kufizimeve të dinamikës politike, të vazhdojnë drejt me besim dhe vullnet të mirë për të gjetur gjuhë të përbashkët dhe urat e përbashkëta të historisë“.
Comments are closed for this post.