Moderatorja e reality-show, “Big Brother Albania”, Arbana Osmani ka qenë një ndër personazhet më të komentuara gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale.
Pas përfundimit të sezonit të parë të “Big Brother Albania VIP”, ajo ka treguar detaje për sezonin e ardhshëm të këtij formati i cili arriti rekord shikueshmërie në trojet shqiptare.
Para pak kohësh, dy producentët Lori dhe Sara Hoxha zbuluan se së shpejti do të nis edhe sezoni i dytë i këtij formati me personazhe të njohura.
Se kur do të nis më saktësisht, ka treguar vetë moderatorja në një prononcim për “Ftesë në pesë”, ajo tha se do të vij në fund të muajit dhjetor të këtij viti.
Pra sezoni i dytë i “Big Brother VIP Albania” do të nis në fund të dhjetorit ose në ndonjë ndryshim mund të nis edhe në javën e parë të janarit.
Comments are closed for this post.