Kompania Apple ka urdhëruar që të heqë disa modele të iPhoneve nga dyqanet në Gjermani për shkak të mosmarrëveshjes me Qualcomm.

Një vendim gjykate në Mynih, zbuloi se Apple kishte shkelur patentat për teknologjinë e kursimit të energjisë nga kompania Qualcomm.

Qualcomm ka paguar 1.3 miliard dollarë duke autorizuar ndalimin e shitjeve të modeleve të iPhone 7 dhe iPhone 8.

Rasti gjerman është përpjekja e tretë e Qualcomm në bllokimin e shitjes së iPhoneve. Krijuesi i çipeve me bazë në Kaliforni ka bërë kërkesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë rreth shkeljes së patentës nga ana e Apple.

Vendimi i gjykatës përfshinte shitjen e iPhoneve nga shitësit e palëve të treta, megjithatë, Apple beson se këto shitje do të vazhdojnë.

Apple tha se do ta apelojnë vendimin.

“Fushata e Qualcomm është një përpjekje e dëshpëruar për të larguar nga çështjet reale ndërmjet neve”, tha një zëdhënës i Apple, shkruan BBC.

Sipas ligjit gjerman, aktgjykimet bëhen të fuqishme pasi fituesi i mosmarrëveshjes vendos obligacione që mbulojnë dëmet e mundshme të shkaktuara nga pala humbëse.