Apple po vijon me përditësimin e iOS 13 me një ritëm të lartë. Ditën e Premte kompania dërgoi iOS 13.1.1 duke adresuar disa keqfunksionime në sistemin operativ ndërsa iOS 13.1 kishte debutuar më 24 Shtator.

Sot Apple nisi përditësimin iOS 13.1.2 dhe iPadOS 13.1.2.

Përditësimi i fundit vjen për të rregulluar disa probleme me backupet e iCloud, me kamerën, me dritën flash, me Bluetooth dhe HomePod.

Gjithashtu vë në shënjestër një problem të pazakontë i cili mund të rezultonte në humbjen e “të dhënave të kalibrimit të ekranit.”

Përditësimin e fundit të iOS dhe iPadOS mund ta gjeni duke shkuar në Settings -> General -> Software UpdateKëto përditësime të shpejta vinë falë kontrollit të lartë që Apple shijon me harduerin e iPhone dhe iPad dhe softuerin.

Mbase nuk është aspak e mirë për kompaninë e cila lançon një version madhor të sistemit operativ me probleme por të paktën nuk po shpenzon kohë për ti adresuar. /PCWorld Albanian