Qytetarët që nga mbrëmja e djeshme janë konfuz në lidhje me faqen e internetit ku duhet të paraqiten për të caktuar termin për vaksinim kundër Covid-19. Kjo pasi në publik është shfaqur edhe një faqe paralele me domenin: vaksajns.mk, e që automatikisht të dërgon tek faqja zyrtare. Krijimi i domenit paralel vjen pas një deklarate të kryeministrit Zoran Zaev në gjuhën angleze, e që qytetarët në shenjë të sarkazmës e kanë përdorur në rrjetet sociale.

Nga Ministria e Shëndetësisë për Faktor thonë se bëhet fjalë për sulm të fazës zyrtare të Ministrisë për vaksinim. Nga MSh thonë se rasti është paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë njofton se faqja e vetme zyrtare për termin në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19 është: www.vakcinacija.mk, ku që prej ditës së djeshme janë paraqitur rreth 20 mijë qytetarë të interesuar për imunizim.