Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Tetovën, si pjesë të serisë së vizitave në komuna, përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësi të njihen me përfitimet nga procesi i qasjes në Bashkimin Evropian.

Përmes vizitave të tilla, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në RMV, ceket rëndësia e integrimit dhe kontributi i tij në zhvillimin e vetëqeverisjeve lokale.

U paralajmërua se ambasadori Rokas gjatë vizitës do të takohet me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas çka shefi i Delegacionit të BE-së do të bisedojë me anëtarët e Këshillit të komunës.