Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte gjatë debatit në emisionin Click Plus të televizionit 21 në Shkup dhe ka folur edhe për konsensualitetin ndërkombëtar.
“Unë i ofrova kandidat të përbashkët opozitës shqiptare si vendim i kryesisë së BDI, dy partitë opozitare shqiptare e përbuzën iniciativen time. Unë dola nga mbledhja dhe unë e kumtova vendimin e BDI-së. Si forcë serioze me kapital kombëtar e ndërkombëtar, BDI ofroi kandidaturë të përbashkët, por ata e refuzuan” tha Ahmeti, shkruan TetovaSot.
Ahmeti ka shtuar që asnjë matematikë nuk i eshte prishur BDI-së nga hapat e opozitës tha Ahmeti.
“Me këta hapa të guximshemëm askush nuk humb. Duhet të kesh kapital kombëtar dhe nuk mundet shumë njerez ti hynë këtyre proekteve, por BDI ka kapacitet të plotë. Ne nuk bejme politike sot per nesër, sa për sondazhe, ne i bejme çdo ditë.” ka përfunduar Ahmeti.
Comments are closed for this post.