Pas arrestit tetëditor shtëpiak, këngëtari Llambe Alabakovski, i cili dyshohet për shkaktimin e zjarrit në Qendrën e Kulturës “Vanço Mihajllov” në Manastir sot është në liri, ndërsa si masë kujdesi i është marrë pasaporta, konfirmoi avokati i tij Darko Stefanoski.

Për shkak të ngjarjes me ndezjen e derës hyrëse të qendrës kulturore në Manastir që ka ndodhur më 4 qershor, ndërsa Alabakovskit fillimisht i ishte caktuar paraburgim tetëditor, i cili iu zëvendësua me arrest shtëpie, me elaborimin se ekziston mundësia për arrati pasi këngëtari ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

Alabakoski ndiqet për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 paragrafi 1 të Kodit Penal për çka është paraparë dënim me burg prej 6 muajsh deri në 5 vjet.