Ministria e Brendshme nëpërmjet Byrosë së Sigurisë Publike po kryen aksion për zbulimin e parave të falsifikuara.
Sipas informacioneve jozyrtare, në operacion janë përfshirë ekipe policore nga disa qytete në Maqedoninë, ndërsa janë parë edhe pjesëtarë të Europolit dhe Interpolit të cilët bashkëpunojnë me policinë tonë.
Aktivitetet janë fokusuar në kapjen e eurove të falsifikuara dhe zbulimin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar që vepron në disa vende.
Hetimi përfshin edhe zbulimin e mundshëm të vendeve për shtypjen e parave të falsifikuara.
Comments are closed for this post.