Më 13.08.2021 në periudhën prej ora 01.00 deri në 02.00, pjestarët e policisë nga DPB Gostivar kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, në pronësi të personit R.B. (28) nga Dobërdolli. Gjatë kontrollit në objekt, tre shtetase maqedonase dhe tre shtetase të huaja (dy nga Serbia dhe një nga Rusia) janë gjetë duke punuar në këtë objekt. Shtetaset e huaj janë ndaluar për abuzim me qëndrimin e tyre turistik. Të njëjtat janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatiten parashtresat adekuate.Ts