Tre kosovarët që ranë në lumin Lepenc kanë humbur jetën, njëri nga ta ka arritur të dalë nga vetura, ndërsa tre të tjerët jo, dhe kërkimet për gjetjen e tyre janë duke vazhduar.
“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe E.P, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë mbrëmë ka dalë me një njoftim, ku ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë Volkswagen me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe një veturë BMW me targa të Kosovës, e drejtuar nga H.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenec.
Në BMW përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.
“Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa për tre të tjerët janë në vazhdim e sipër”, thuhej në njoftimin e tyre.
Comments are closed for this post.