Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në Radishan, në të cilin tre persona kanë pësuar lëndime, prej të cilëve dy policë.

Aksidenti ka ndodhur kur një veturë e tipit “BMW” ka goditur nga prapa veturën e policisë “Skoda Yeti”, duke lënë të lënduar kështu dy zyrtarët policor që për momentin kanë qenë brenda në veturë.

Personi tjetër i lënduar është vozitësi i makinës “BMW”.

Pritet që gjatë ditës së sotme MPB të jep më shumë detaje rreth këtij aksidenti.