Dua Lipa ka përformuar mbrëmë në Grammy Aëards me të brendshme rozë derisa ka bërë dy ndryshime në veshje gjatë përformancës së saj të nxehtë para se të fitojë çmimin për “Albumin me Vokalin më të mirë”.

Dua Lipa ka ndezur temperaturat me tri veshje seksi në skenë  në ndarjen e çmimeve Grammy, edicioni i 63-të.

Kosovarja (25) është zhveshur në të brendshme duke bërë një paraqitje prej ylli në ceremoninë e ndarjes se çmimeve në Los Angeles.

Dua, e cila ishte nominuar në gjashtë kategori për Grammy fitoi vetëm në atë për Albumin Pop-Vokal më të mirë, derisa fansat i ka argëtuar me dy hitet e saj global “Levitating” dhe “Don’t Start Now”.