Nëse i keni thekuar sytë me hijesim të errët apo me ajlajner, atëherë buzëkuqi duhet patjetër të jetë ngjyrë neutrale dhe anasjelltas

Gjatë ditëve të ngrohta këshillohet sa më pak grim, madje në tone sa më natyrale. Sepse, kur të nxiheni pak fytyra do t’ju shkëlqejë, do të dukeni më të freskëta dhe më të bukura, andaj grimi i theksuar nuk është i nevojshëm.

Më mirë është të përdorni pudrën pa vaj dhe ato pluhur. Megjithatë, në këtë periudhë më problematik është grimi i syve, prandaj zgjidhni produktet rezistuese nda ujit në mënyrë që në temperatura të larta të mos e shlyeni ajlanerin apo hijesimin.

Maskara është e pashmangshme, madje edhe gjatë ditës, sepse do të theksojë sytë dhe qerpikët.

Vera nuk mund të imagjinohet pa bronzer, i cili fytyrës suaj do t’i japë dukje natyrale dhe të nxirë nga dielli, mirëpo mund ta përdorni edhe në vend të skuqjes së fytyrës apo hijesimit.

Buzëkuqi duhet patjetër të jetë i qëndrueshëm. Para se ta qitni, vendosni balsam për buzë, përkatësisht labelo.

Ndonëse gjatë ditës ngjyra e buzëkuqit nuk do të duhej të jetë e theksuar, për dalje në mbrëmje mund të zgjidhni nuancën sipas dëshirës.

Mirëpo kini parasysh këtë këshillë: nëse sytë i keni thekuar me hijesim të errët apo me ajlajner, atëherë buzëkuqi duhet patjetër të jetë ngjyrë neutrale apo anasjelltas.

Të dashura dama, vendosni vetë a do t’i theksoni sytë apo buzët këtë verë.