Besimtarët Orthodhoksë sot e festojnë Ujin e Bekuar e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani pagëzuesi e ka pagëzuar Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Uji i bekuar për shkak të shërbimit të madh në ujë që kisha e kryen në këtë ditë.
Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujërat e bekuar. Dioqeza Orthodhokse e Shkupit pranë KOM-AO do ta organizojë bekimin tradicional të ujërave në lumin Vardar dhe aktin e hedhjes së kryqit.
Siç deklaruan për MIA-n nga Dioqeza e Shkupit, këtë vit janë paraqitur mbi 200 qytetarë të cilët do të tentojnë ta kapin kryqin që do të hidhet në lumin Vardar.
Sipas besimeve, ai që do ta kapë kryqin, do ta ndjekë fati dhe bekimi tërë vitin. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me krishtin, ndërkaq besohet se me hedhjen e kryqit, ujërat bëhen të shërueshme.
Në vendin tonë, në pajtim me Ligjin për festat Uji i bekuar është ditë jopune për qytetarët e besimit Orthodhoks.
Comments are closed for this post.