Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është e regjistruar më 06.02.2009 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me mision mbrojtjen е Pakicës Kombëtare Maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë kërkon nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) që Radio Tirana Internacional të jetë dhe ne gjuhën maqedonase, ashtu siç ka në gjuhën angleze, franceze, italiane, gjermane, greke, serbe, dhe turke. Shpresojmë se kërkesa do të pranohet dhe do të meret parasysh që të jetë dhe ne gjuhen maqedonase.