Federata e Futbollit të Maqedonisë konfirmoi se anëtarët e Këshillit Drejtues kanë dërguar letër numrit një të futbollit vendor, Muamed Sejdinit, për të thirrur seancë urgjente. Në njoftim thuhet se Sejdini ka afat deri në 21 ditë për ta caktuar seancën.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë informon opinionin se sot (31.10.2024) ka pranuar shkresë drejtuar kryetarit të FFM-së, Muamed Sejdinit, me të cilin disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së kërkojnë caktimin e mbledhjes urgjente.

Sipas Statutit të FFM-së, kryetari i FFM-së ka obligim që në afat prej 21 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për thirrjen e seancës së Këshillit Drejtues të mbajë seancë. Në të kundërtën, anëtarët e Këshillit Drejtues kanë të drejtë ta caktojnë seancën në mënyrë të pavarur,” thuhet mes tjerash në kumtesën e FFM-së.