Prokurorja Irina Trajkoska Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir është drejtoresha e re e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”.
Me më së shumti, përkatësisht gjashtë vota “për”, Bordi Drejtues i Akademisë sot ka marrë vendim që mandatin katërvjeçar t’ia besojë Trajkoska Strezoskit.
Gjyqtari Nenad Saveski nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka marrë një votë më pak, gjegjësisht pesë vota, ndërsa i treti me tre vota ka qenë zëvendësdrejtori i Akademisë, Ilir Iseni.
Gjyqtarja Olja Ristova nga Gjykata Penale dhe gjyqtari Andrej Dimovski nga Gjykata Civile nuk kanë fituar asnjë votë. Ndërkaq, gjyqtarja Edita Naskovska nga Gjykata Administrative ka marrë dy vota, ndërsa prokurorja Spasenka Andonova nga Prokuroria Themelore Publike Shkup një votë.
Më herët në seancë, disa nga anëtarët e Bordit Drejtues thanë se të gjithë kandidatët e regjistruar i plotësojnë kushtet për zgjedhje.
Comments are closed for this post.