Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellur vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për onlajn kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e onlajn bixhozit në shtet. I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera.
E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla. Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet. Mbetemi njerëz të fjalës. Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë. Prioriteti ynë kryesor është ti mbrojmë qytetarët. Sidomos të rinjtë.
T’i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t’i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t’i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit. Mungesën e një procedure të qartë, Qeveria e kaluar me vetëdije e ka shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja e të reja të bixhozit onlajn dhe internet.
Interes kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi ishte për mijëra bashkëqytetarë tanë. Premtuam se do të luftojmë kundër kësaj të keqeje, sot dëshmojmë në vepër. Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë kushte për një jetë të denjë.
Comments are closed for this post.