Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë me ftesë të homologut Afrim Gashi.

Spiropali u prit sot në Shkup me ceremoni zyrtare nga kryeparlamentari Gashi.

Gjatë vizitës, Spiropali do të takohet edhe me personalitete të tjera të larta në Maqedoninë si kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickovski, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, Talat Xhaferi,si dhe me kryetarin e LSDM, Venko Felipçe.

Më pas Spiropali do të zhvillojë një vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës, si dhe në Muzeun e Kongresit te Manastirit.