Tërmet me magnitudë lokale 3.4 të shkallës Rihter me epiqendër në rajonin e Shkupit është regjistruar nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në orën 02:02 të mëngjesit të sotëm.
“Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, informojnë nga Observatori Sizmologjik.
Comments are closed for this post.