Kuvendi ka rrëzuar propozim-Ligjin e lojërave të fatit i propozuar nga Fronti Evropian përmes të cilit parashikohej mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit online, distancimi i tyre dhe funksioni vetëm në hotele me 5 yje. Arsyetimi i shumicës parlamentare ishte se me këtë ligj, Fronti Evropian nuk pretendon të zgjidh çështjen e lojërave të fatit por vetëm provokon sa për pikë ditore politike.
Aktualisht organet e rendit janë duke hetuar indikacione mbi mënyrën jo të ligjshme se si janë ndarë licenca për kazino dhe lojëra të fatit online nga Lotaria Shtetërore. Ligji aktual në fuqi u soll në shkurt të këtij viti nga shumica e atëhershme, ndërsa më pas u tentua edhe një plotësim i ligjit, por që dështoi për shkak të mos mbështetjes nga LSDM-ja, ndërkohë në lexim të tretë, kur paraprakisht nuk ishte dekretuar nga ish presidenti Stevo Pendarovski.
Comments are closed for this post.