Kryeministri Hristijan Mickoski sot ndodhet në vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë me ftesë të kolegut të tij kroat Andrej Plenkoviq.

Në Zagreb, kryeministri Mickoski, përveç kryeministrit kroat, do të ketë takim edhe me presidentin kroat Zoran Milanoviq dhe nënkryetarin e Kuvendit kroat, Zheljko Reiner.

Në fokus të bisedimeve do të jetë integrimi europian i vendit tonë, mbështetja kroate, si dhe sfidat në rrugën drejt integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takimet pritet të diskutohen mundësitë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Në kuadër të vizitës sot do të nënshkruhen dy marrëveshje në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, të cilat do të promovojnë bashkëpunimin e ndërsjellë përmes shkëmbimit të përvojave dhe projekteve me interes të përbashkët.

Bashkëpunimi në fushën e arsimit është për një periudhë kohore deri në vitin 2028 dhe do të nënshkruhet nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe ministrit kroat të Shkencës, Arsimit dhe Rinisë Radovan Fuks, ndërsa plani për bashkëpunim në fushën e shëndetësia mbulon periudhën deri në vitin 2026 dhe ky dokument do të nënshkruhet nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe kolegu i tij kroat Vili Berosh.

Në delegacionin qeveritar është edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timco Mucunski, i cili dje mori pjesë në seancën e veçantë të Konferencës Vjetore të Ambasadorëve, Konsujve të Përgjithshëm dhe Përfaqësuesve Ushtarak të Kroacisë jashtë vendit.

Në kuadër të vizitës në Kroaci, kryeministri Mickoski është paraparë të vizitojë kishën “Shën. Zlata Meglenska” ku do të takohet me përfaqësues të diasporës maqedonase.