Zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani vjen në Tiranë për një vizitë dy ditore.
Gjatë qëndrimit në Tiranë Izet Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Konferencën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.
Comments are closed for this post.