Profesori Ljubomir Fërçkoski ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Maqedonisë në OKB në Nju Jork. Fërçkoski dorëheqjen ia dorëzoi Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe për këtë e njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Profesor Fërçkoski pret që të pranohet dorëheqja dhe të shkarkohet nga posti me dekret të Presidentes, ashtu siç është emëruar.
I pyetur nëse dhe si do të ndikojë në punën e Misionit të Republikës së Maqedonisë në Nju Jork, Frçkoski u përgjigj:
Nuk mendoj se do të ndikojë në funksionimin e Misionit në aspektin teknik, i cili deri më tani ka funksionuar vetëm në mënyrë burokratike-teknike. Por, për fat të keq, ekziston mundësia për t’i bërë dëm dhe turp të madh shtetit në një kuptim konkret dhe me rasti, thotë Fërçkoski.
Comments are closed for this post.