Së pari fitore në zgjedhje të parakohshme parlamentare, formim të Qeverisë, dhe më pas ndryshim të proceseve që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës. Këtë e deklaroi lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickovski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, por duke mos precizuar nëse kjo nënkupton mosrespektim të ndryshimeve tashmë të miratuara kushtetuese.

VMRO-DPMNE mund të premtojë, unë mund të premtoj, se sapo të marr besimin e qytetarëve, do të bëj gjithçka që është në dorën time për t’i ndryshuar proceset. Për mua ka qenë dhe do të jetë, Republika e Maqedonisë, ndërsa të gjithë pjesën tjetër e konsiderojmë si një gabim historik, dhe këtu nuk kam asgjë për të shtuar dhe për të humbur. Jam i gatshëm të jem kryeministër dhe për mua gjithmonë do të mbetet Republika e Maqedonisë, pa llogaritur në këtë gabim historik që e bëri qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev për shkak të qëllimeve personale dhe qëllimeve të karrierës.”- theksoi Hristijan Miskovski – kryetarë i VMRO DPMNE-së

Një nga arsyet pse VMRO DPMNE kërkon zgjedhje paralele – për kryeministrin dhe kryetarë të shtetit, është se Mickoski beson se pushteti dëshiron t’i vjedhë zgjedhjet presidenciale. Edhe pse të dyja partitë ende nuk kanë zgjedhur kandidatët për president, Mickovski është i bindur se presidenti i ri i Maqedonisë do të vijë nga partia e tij amë. Për këtë, ai thotë se kanë treguar sondazhet, por edhe disponimin e komisioneve komunale. Kandidaturat e Vlatko Gjorçev, Filip Petrovskit dhe profesoreshës Gordana Siljanovska, janë mes tetë kandidaturave që arritën në VMRO DPMNE. Të tjerat nuk janë zbuluar.

Ndërkohë, LSDM-ja e shtyu seancën e Këshillit Ekzekutiv, e cila duhet të zhvillohej sot dhe ku do të diskutohet për mundësinë e zgjedhjeve të dyfishta. Kjo parti ende i fsheh kandidatët e mundshëm për garën presidenciale, megjithëse në opinion qarkullojnë emrat e Radmilla Sheqerinskës, Nikola Dimitrovit, Oliver Spasovskit dhe Stevo Pendarovskit.

Mbetet enigmë nëse ende në lojë është koncepti i partnerëve të koalicionit LSDM -BDI për kandidati konsensual për president, pasi që lideri Ali Ahmeti, sugjeroi që integristët kanë vendosur të dalin me kandidatin e tyre.

Një propozim i tillë menjëherë u hodh poshtë nga Aleanca për Shqiptarët. Kryetari Zijadin Sela tha se do të dalin me kandidatin e tyre, megjithatë e lë mundësinë për një kandidat të përbashkët me partitë opozitare nga blloku politik shqiptar, por jo edhe me BDI-në.

Alsat