Është shëruar Feim Koka nga fshati Bllacë, njëri nga dy policët shqiptarë që mbrëmjen e 28 janarit u rrahën rëndë nga turma e romëve në lagjen e Shuto Orizares.

Lëndime të rënda në kokë dhe trup polici Koka mori para një jave pas dezinformatës se një furgon ka dashur të rrëmbejë një vajzë rome në këtë lagje.

“Elhamdulilah Feim Koka është më mirë”, ka shkruar një koleg i tij në Facebook, duke postua edhe foton e përbashkët me Feim Kokën.