Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Tranportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, realizoi takim produktiv me Gelert Zhaszai, kryetari i “Grupacioni 4iG” .
Siç kumtuan nga Ministria e Transportit, në takimin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, kryetari i ” Grupacioni 4iG” shpreshu interes të madh për të analizuar kushtet për hyrje në tregun e telekomunikacionit në vend dhe ofrimin e shërbimeve në telefoninë celulare dhe fikse. Si një kompani e spikatur rajonale e IT-së dhe e telekomunikacionit me një histori të dëshmuar në nxitjen e transformimit digjital në sektorë të ndryshëm, kjo nismë, shtohet, është në përputhje me strategjinë e “Grupacioni 4iG” për të zgjeruar praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Besojmë se përvoja e krijuar e “Grupacionit 4iG” në industrinë e telekomunikacionit, e kombinuar me ekspertizën e saj në korniza rajonale, mund të përdoret në mënyrë efektive edhe në tregun e Maqedonisë. Kjo nismë premton përfitime të konsiderueshme për të dyja palët, ndërsa mund të jetë veçanërisht e dobishme për qytetarët e Maqedonisë, sepse edhe Maqedonia edhe Grupacioni 4iG ndajnë një vizion të përbashkët për një shoqëri të ndërlidhur dhe digjitale të avancuar”, theksoi ministri Nikolloski.
Gjatë takimit zyrtar, të dyja palët e thekauan rëndësinë dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale për shkak të përparimit ekonomik dhe social.
“Në përputhje me planet për zhvillim të qëndrueshëm të Maqedonisë deri në vitin 2030, kryetari i “Grupacionit 4iG” shprehu interes për bashkëpunim në projekte në infrastrukturën e komunikimit, duke theksuar investimet e mundshme në teknologjitë më të avancuara për përmirësimin e lidhjes ndërmjet zonave urbane dhe rurale në Maqedoni”, theksohet në kumtesën.
Kjo nismë, nënvizohet, ka për qëllim përmirësimin e përvojës së klinetëve, të promovojë qëndrueshëri, të krijojë mundësi të reja për punë dhe të stimulojë rritjen ekonomike.
Grupacioni 4iG është operatori i dytë më i madh i telekomunikacionit në Hungari dhe një integrues kryesor i sistemit të IT, me një portofol investimesh në rritje në sektorin e hapësirës dhe industrisë së mbrojtjes.Në vitin 2022, Grupacioni 4iG zgjerohet në tregjet e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor, duke vendosur pozicione të rëndësishme në Mal të Zi dhe Shqipëri përmes lançimit të markës së tij të telekomunikacionit – ONE.
Nën markën – ONE, filialet e 4iG në Ballkanin Perëndimor bëjnë një transformim të rëndësishëm dhe kështu bëhen marka lider në tregun e shërbimeve celulare 5G në Mal të Zi, ndërsa ONE – Albania e formuar nga konsolidimi i kompanive shqiptare të telekomunikacionit bëhet ofruesi kryesor i telekomunikacionit në vend.
Përveç investimeve aktuale, Grupacioni 4iG në bashkëpunim me Telekom Egjipt po planifikon edhe instalimin e një kablloje nënujore për transmetimin e të dhënave me kapacitet të lartë për të lidhur Egjiptin dhe Shqipërinë.
“Ky projekt mund të sjellë përfitime shtesë për Maqedoninë duke forcuar rritjen digjitale dhe ekonomike të vendit”, theksojnë nga Ministria e Transportit.
Comments are closed for this post.