Deri më sot kanalet e Skype ishin të mbushura me reklama dhe përmbajtje MSN. Sipas testuesve të parë, ndryshimi ka rezultuar në eksperiencë më të mirë përdoruesi.
Edhe sot e kësaj dite Skype përdoret nga shumica e njerëzve për komunikim, por në të ardhmen e afërt do të bëhet akoma më tërheqës ndërsa Microsoft po bën ndryshime madhore tek shërbimi.
Në vend të integrimit të më shumë reklamave – siç ka vepruar kompania me Windows – Skype tani nuk do të ketë më asnjë reklamë. Sipas forumit zyrtar të Skype, reklamat do të hiqen nga të gjitha kanalet e Skype ndërsa do të shtohen funksionalitete AI.
Ndryshimet do të fillojnë me versionin eksperimental 8.125.76.201, ku nuk do të ketë më asnjë reklamë në asnjë platformë, një lëvizje e cila do ta bënte eksperiencën e Skype më të pastër dhe vizualisht më të bukur.
Deri më sot kanalet e Skype ishin të mbushura me reklama dhe përmbajtje MSN.
Sipas testuesve të parë, ndryshimi ka rezultuar në eksperiencë më të mirë përdoruesi.
Funksionalitete të reja
Microsoft gjithashtu po sjell AI në Skype.
Këto përfshihen funksionalitete të gjenerimit të imazhit.
Menuja e navigimit të Skype është optimizuar për qasje më të shpejtë në përmbajtje.
Për përdoruesit e Mac, dizajni është ndryshuar për të krijuar një pamje më uniforme.
Edhe pse këto ndryshime janë të mirëpritura, disa përdorues duan të shohin më shumë përmirësime.
Skype është duke konkurruar me aplikacione si Zoom, Teams e madje edhe WhatsApp.
Platforma ende gjendet shumë larg këtyre aplikacioneve.
Comments are closed for this post.