Dhjetë vjet pas ndarja territoriale në Repubikën e Shqipërisë që ndodhi në vitin 2014, zonat e Gollobordës dhe Gorës ku jetojnë maqedonasit kanë mbetur të pazhvilluara. Në vitin 2014, qeveria shfuqizoi edhe komunat e Trebishtit, Ostrenit dhe Steblevës në zonën Gollobordës, për t’u bashkuar dy të parat në Bashkinë Bulqizë, si dhe komunat e Shishtavecit dhe Zapotit në zonën e Gorës që tani janë bashkangjitur Bashkisë Kukës. E vetmja komunë maqedonase në Republikën e Shqipërisë mbeti komuna e Pustecit në zonën e Prespës.
Megjithë kërkesat e komunitetit maqedonas në vitin 2014, Qeveria nuk i ka përmbushur kërkesat e tyre për formimin e komunave të Gollobordës dhe Gorës! Maqedonasit në zonat e Gollobordës dhe Gorës e konsiderojnë heqjen e komunave maqedonase si një hap prapa në respektimin e të drejtave të pakicave në Republikën e Shqipërisë.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë ri-aktualizojnë kërkesën nga viti 2014, Qeveria të propozojnë ndryshime në ligjin për komunat duke krijuar dy bashki: Bashkia e Gollobordës dhe bashkia e Gorës. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë beson që kryetarët e komunave nuk duhet të emërohen nga qeveria, por të zgjedhen nga qytetarët për shkak të besimit të tyre në sistem dhe zgjidhjes së menjëhershme të problemeve lokale.
Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj
Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, Kryetar Fatri Fetahu
Comments are closed for this post.