Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh zhgënjimin e thellë për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pa marrë parasysh kërkesën e Pakicave Kombëtare për mandate të garantuara në parlament.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dorëzoi një rezolutë Bashkimit Federal të Kombësive Evropiane dhe kërkoi vende të garantuara në parlament për pakicën kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, në Kongresin e saj në Leuwarden të Holandës në vitin 2018. https://fuen.org/assets/upload/editor/FUEN_Resolutions_2018.pdf  Bashkimi Federal i Kombeve Europiane i rekomandoi  Republikës së Shqipërisë të garantojë mandate të garantuara në parlament, kjo rezolutë iu dërgua të gjitha institucioneve shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare.

Dhe Komiteti Këshillimor për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare i Këshillit të Evropës, në raportin e tij të pestë të monitorimit për Republikën e Shqipërisë të publikuar në vitin 2023, rekomandoi që vendi ynë të krijojë politika pozitive për përfaqësimin e pakicave me mandate të garantuara në parlament.

Sistemi aktual zgjedhor proporcional rajonal është diskriminues dhe nuk garanton përfaqësim të drejtë të Pakicave Kombëtare. Shpërndarja gjeografike e minoriteteve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë e bën të vështirë përfaqësimin efektiv të interesave të tyre në parlament.

Minoritetet janë një pasuri e një vendi, përfaqësimi i pakicave në parlament do të përmirësonte përfaqësimin demokratik dhe do të demonstronte përkushtim ndaj standardeve evropiane për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të vazhdojë të luftojë për të drejta dhe për një sistem zgjedhor që garanton përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-TiranëKryetar Nikolla Gjurgjaj