Kryeministri Hristijan Mickoski i është përgjigjur sot liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me kërkesën për Kodin e ri Penal, duke theksuar se do të miratohet Kod i ri Penal, por sipas standardeve evropiane, e jo sipas nevojave të dikujt.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në manifestimin për 102 vjetorin e ekzistencës së Odës Ekonomike të Maqedonisë, Mickoski theksoi se nuk është kundër Kodit të ri Penal, por e pyeti Filipçen se çfarë do të bëhet me këto vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat qytetarët kërkojnë dëmshpërblim.
“Thonë se krijuan një Kod të ri Penal, por çfarë të bëjmë me ato vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat qytetarët paguajnë dëmshpërblim, a do t’i kthejnë paratë e vjedhura për ato vepra që janë të vjetruara, sepse tani keni akte të vjetruara dhe në bazë të kësaj ata kërkojnë dëmshpërblim dhe marrin nga buxheti i shtetit.
Janë miliona euro, janë paratë tuaja. Ja le ta nxjerrin nga xhepi dhe të shesin një pjesë të pasurisë së tyre, pasuria e ish-zyrtarëve të LSDM-së është e madhe dhe le ta kthejnë në buxhet. Një student i vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë e di se çdo person që do të ndiqet penalisht do të përdorë ligjin që ka qenë i zbatueshëm në kohën e krimit. Tani ata kanë miratuar ligjin për amnistinë e krimeve të tyre dhe atyre politikanëve, të cilët në të kaluarën kanë pasur nevojë që një pjesë të veprave të tyre të vjetrohet, dhe tani do të miratojmë ligj të ri”, tha Mickoski.
Ai shtoi se nuk e kanë problem të miratojnë një ligj të ri, por ai ligj do të jetë në përputhje me ligjet evropiane, dhe jo “si dikush që ka nevojë”.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, apeloi sot Qeverinë që ta vendosë në diskutim publik Kodin e ri Penal, i cili, siç tha ai, është hartuar dhe ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë.
Comments are closed for this post.